Tahiri i drejtohet Qeverisë Kurti: Çfarë ka ndodhur dje dhe ku jemi sot me liberalizim të vizave?
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria përgjigje se çfarë po ndodhë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tahiri ka thënë se çfarë ka ndodhur me vizat gjatë pasi sipas tij, gjatë ditës së djeshme Kosova mori lajm të keq.
“Për vizat, të gjithë e dimë që është një arritje meritore e gjitha qeverive veç e veç, të gjithë e kanë dhënë kontributin, por paaftësia dhe pazotësia për ta trajtuar këtë temë, është për secilën kritikë dhe kërkoi nga Kurti t’i sqaroj dy çështje. Çka ka ndodhur dje me vizat dhe ku jemi, dhe e dyta a e ka në plan të procedojë kërkesën për vend kandidat duke e ditur se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë vendim nga Unioni Evropian”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.
