Tahiri i AAK-së: Kemi të bëjmë me ministra shumë të papërvojë - s’kanë menaxhuar asgjë
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka pohuar se ministrave në këtë kabinet qeverisës u mungon përvoja pasi në jetën e tyre kurrë s’kanë menaxhuar asgjë në TV1.
Tahiri vazhdoi duke thënë se edhe pse kishin profile të ndryshme dhe kanë shërbyer në ministri të fushave të ndryshme, disa ministra në qeveritë e tyre kanë qenë të suksesshëm.
“Unë nuk ju kisha thanë praktikanta, por kemi të bëjmë me ministra shumë pa përvojë që në jetën e tyre kurrë s’kanë menaxhuar asgjë, e ti nuk mundesh me udhëheq një ministri kur kurrë s’ke menaxhu asgjë. Ministri është aty për me marrë vendime, vendime të informuar në baza ditore. Ne kemi pasur shumë dikastere e shumë ministri, por është balanci i forcave politike që e prodhon Qeverinë. Nuk ka kriter të qartë që e përcakton ministrin. Ti e ke pas Armend Zemajn jurist që ka qenë ndër ministrat më të suksesshëm të shëndetësisë, në kohë pandemie”, ka thënë Tahiri.