Tahiri: Do ta mbeshtesim Kurtin në betejën me Serbinë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja nuk i del kundër Kryeministrit Kurti, kur ky i fundit, përballet me Serbinë.
Në një intervistë për Klan Kosova, teksa po komentonte interpelancën e thirrur sot nga AAK, Tahiri tha se Kurti e ka mbeshtetjen e AAK-së në betejën me Serbinë.
“Ne nuk i dalim Albin Kurtit e Serbisë kundër kur është në betejë me Serbinë. Në qoftë se dikush mendon se ne do ta marrim ndonjë veprim që ta rrëzojmë Albin Kurtin në këtë kohë janë gabim”, tha Tahiri.
Me tutje, Tahiri ka thënë se kriza në veri është një lojë e shtetit serb që për qëllim ka destabilizmin.
“Dy elemente janë të rëndësishme që të thuhen, një është se Vuçiqi e ka në pullë veprimin politik në Kosovë përmes Listës Serbe. Dhe, këtë nuk e kemi vë në mëdyshje”, është shprehur Tahiri.
Ju kujtojmë se sot kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj, përmes një konference të jashtëzakonshme ka thënë se ka drejtuar një shkresë në Kuvend duke kërkuar me urgjencë mbajtjen e një seance me pikë të vetme, interpelancë me kryeministrin Albin Kurtin.
Përmes rezolutës, kjo parti kërkon që Qeveria ta shtyjë vendimin për targat, të fillohet diskutim për rikthimin e serbëve të larguar nga institucionet, të niset komunikim me të gjithë faktorët vendorë për daljen nga situata e krijuar dhe që të bëhet një samit në SHBA deri në arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke Kosovë-Serbi.