Tahiri: Bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetet peng i inatit dhe kokëfortësisë - NACIONALE

Tahiri: Bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetet peng i inatit dhe kokëfortësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me seancën konstituive, duke theksuar se disa çështje mbeten ende të paqarta. Ai ka vënë në dukje se nuk është përcaktuar qartë se çfarë ndodh me deputetët që vendosin të mos marrin pjesë në votim, apo ata që zgjedhin të mos votojnë fare.

Tahiri theksoi se vendimi i Kushtetueses ka sqaruar disa çështje, por theksoi se nuk ka sanksione individuale për deputetët që nuk e respektojnë procesin. Ai ka paralajmëruar se kjo mund të çojë në vazhdimin e një bllokade politike, duke mbajtur vendin të bllokuar për shkak të inatit dhe kokëfortësisë.

“Ngërçi aktual është politik, jo më kushtetues!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë 3 çështje themelore:

1. Votimi për Kryetarin/Kryesinë bëhet vetëm me votim të hapur.

2. Çdo kandidaturë mund të paraqitet maksimumi tre herë.

3. Kuvendi mblidhet çdo 48 orë, për një periudhë 30-ditore, deri në zgjedhjen e Kryetarit/Kryesisë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë deputetët pjesëmarrje aktive në votim. Por, mbetet një pyetje thelbësore:

Çka ndodh nëse deputetët refuzojnë të marrin pjesë ose zgjedhin të mos votojnë?

E vërteta është se nuk ka pasoja individuale, apo instrumente per te vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për deputetët.”

Tahiri gjithashtu nënvizoi rëndësinë që ka gjetja e një zgjidhjeje nga shumica politike, për të shmangur vazhdimin e këtij ngërçi. Ai apeloi për një respektim të plotë të Kushtetutës dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga të gjithë deputetët.

“Si rezultat, bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetent peng i inatit dhe kokëfortësisë.

Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht.

Eshtë obligim politik i tyre që të respektojnë kushtetutën dhe njëherit ti binden edhe obligimeve të adresuara nga Gjykata Kushtetuese.”

Lajme të ngjashme