Tadiq i bindur: Plani frankogjerman akt turpërimi për Serbinë - NACIONALE

Tadiq i bindur: Plani frankogjerman akt turpërimi për Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja Bazë për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e inicuar fillimisht si nismë franko-gjermane “është akt turpërimi” për Serbinë, ka thënë ish-presidenti serb Boris Tadiq, në një intervistë me FoNet ku pati shumëçka për të thënë për marrëveshjen nga perspektiva e tij. Marrëveshjen në tërësinë e saj ai e sheh si të hartuar “nga realiteti i ri i imponuar perëndimor” që e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. “Serbisë me këtë marrëveshje i kërkohet të qëndrojë e heshtur që Kosova të bëhet krejtësisht e pavarur, pa njohje formale të Beogradit”, ka thënë ai.

Duke folur për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilën pikë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e trumbeton për arritjen më të madhe të tij, Tadiq thotë se një gjë e tillë “nuk do të jetë çatia institucionale ku serbët do të mund të jetojnë sovranisht”, dhe atë, sepse shqiptarët nuk bëjnë një kompromisë të këtillë.

Në dijeni se Marrëveshja ishte “merre ose lëre” dhe se palët nuk kanë pasur shans ta refuzojnë atëf, Tadiq thotë se vetiu do të kishte kërkuar ndryshime në të, njëjtë siç kërkonte edhe Vuçiq në fillim. “Por ato komente ia hëngri maca”, shton ish-presisdenti serb.

Në këtë moment Vuçiq ka vetëm një mundësi ta fryjë opinioni publik me atë se sa shumë është arritur në favor të Serbisë, duke marrë një blueprint ose dizajnë bazik për Asociacionin e Komunave Serbe, të cilës do t’i jepen disa pushtete ekzekutive, por jo edhe të atilla që do të sigurojnë mbijetesën afatgjate mbi popullin serb në Kosovë”, ka thënë Boris Tadiq.

Por, ish-presidenti serb akuzon Vuçiqin edhe për një gjë. “Në cilindo rast, që nga Marrëveshja e Brukselit, mëpastaj Marrëveshja e Uashingtonit, këto dy marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe Ohër, Serbia humbet shumë e më shumë derisa Vuçiqi bëhet më i fortë e mëi fortë”, thotë ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme