Të përforcuar me Blerim Sallahun: Çka (s')ndërroi në listën e re/vjetër të Vetëvendosjes? - NACIONALE

Të përforcuar me Blerim Sallahun: Çka (s')ndërroi në listën e re/vjetër të Vetëvendosjes?

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Edhe herën e kaluar u desh të pritej deri pas mesnatës për t’u publikuar lista. Dhe, befasi-prurja e madhe ishte këngëtarja popullore Edona Llalloshi. Për orë të tëra u shty përpara ‘thashethemi’ se në listë do të përfshihej Besarta Jashari. Dhe, kur “lajmi” doli ‘me burime’ në media, akterë ministrorë të Vetëvendosjes, e bënë llajk këtë ‘risi’ të madhe, çka dukej se përpjekjet ishin në atë drejtim. Por, kur një gjë e tillë s’ishte arritur, Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, doli të shkruajë se mediat kosovare janë të Serbisë dhe po bëjnë lajme të rreme. Kjo kaloi shkurt. Lista s’kishte kush-e-di-se-çka. Një vit më vonë, zgjedhjet e reja, lista është e vjetër. Riaranzhim figurash kyçe, minus Faton Pecin, plus Viktor Buzhalën, analist pro-pushtetit, me përpjestim prej 9-me-1 në 10 fjalëgoje.

Por, çka për listën “e re”?

39 emra kanë ndërruar, kryesisht emra kandidatësh që s’ia kanë dalë të bëheshin deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe, disa që janë zgjedhur por jo edhe shquar. Emra si Daulina Osmani, Hysamedin Feraj, Blerim Gashani, Avni Zogiani, Milazim Salijaj, Gazmir Raci, Hydajet Hyseni, Luan Gacaferi nuk janë rikandiduar nga Vetëvendosje.

Emra të ri përfshijnë Avdullah Klinakun (në zgjedhje të kaluara me AAK-në), Blerim Sallahun (ministër në detyrë i drejtësisë), Egzon Azemi, Lulzim Hetemi, Rufki Suma, Viktor Buzhala, Blerim Gashi.

Në listë ka poashtu edhe ‘avancime’ në numra, siç është rasti i Ardian Golës. Ky i fundit dështoi të zgjedhej deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe në s’arriti të fitonte në garën për kryetar të Komunës së Gjakovës, por është afruar në top 30-she të listës së VV-së, prej 39 sa ishte, në 28 në listën e re.

Legjislatura e dështuar, zgjedhjet e reja

Për tetë-nëntë muaj “i kemi votat, të më testojnë” ishte tregimi i Albin Kurtit të Vetëvendsjes, i cili më 9 shkurt rezultoi të ketë humbur shumicën parlamentare dhe atë shqiptare. Kuvendi mbeti proceduralisht i zënë nga Avni Dehari, dorëz-në-dorë të Vetëvendosjes si kryesues i seancës konstitutivem, i cili e mbajti për 60 seanca peng parlamentit në kandidaturën e njëjtë të Albulena Haxhiut, përmes një tentim-krijimi të një komisioni për votim të fshehtë. U deshtën dy Aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që Avni Deharit t’i zhbëhej bllokimi dhe të zgjidhej Dimal Basha Kryetar i Kuvendit me vota të PDK-së.

Pastaj tregimi me Srpska-n...

Për muaj të tërë u provua të nxirrej një fotografi ku Vetëvendosje “kundërshton” zgjedhjen e një Nënkryetari serb të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, nderda oppzita "voton"; pozitë kjo papeshë vendimarrjeje, dhe e mbivotueshme 5-me-1 në Kryesi të Kuvendit. Por, VV po e bënte “gjënë historike” të largimit të Srpska-s nga kryesia e Kuvendit.

Ndonëse antikushtetueshëm, Lidhja Demokratike e Kosovës, ia miratoi Vetëvendosjes propozimin e vet për zgjedhjen e një Nënkryetari serb të Kuvendit, Nenad Rashiqin. Por, Rashiqin, me ta zgjedhur Nënkryetar, menjëherë e propozuan për “Ministër për Komunitete dhe Kthim”.

Albin Kurti doli se i kishte vetëm 56 vota, pesë më pak se shumicën e thjeshtë për të zgjehdur qeveri dhe mandatarin ia pasoi Glauk Konjufcës, i cili po ashtu i kishte thjesht 56 dhe Kuvendi u shpërbë për t’u shpallur zgjedhjet e reja më 28 dhjetor.

Lajme të ngjashme