Të kryejë punën jo se jo, por Liburn Aliu tha se edhe përton të flasë për Autostradën e Gjilanit - NACIONALE

Të kryejë punën jo se jo, por Liburn Aliu tha se edhe përton të flasë për Autostradën e Gjilanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrat e Qeverisë Kurti anipse ballafaqohen me kritikat të vazhdushme nga qytetarët e politikanët opozitarë, ata shpeshherë edhe përtojnë të flasin për temat të rëndësishme që ndikojnë direkt të qytetarët dhe zhvillimi ekonomik i vendit, në vend që t'i bëjnë detyrat për të cilat janë emëruar. Fjala është për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili gjatë javës së kaluar deklaroi se përton të flasë për autostradën Prishtinë-Gjilan. Çka tha ai?

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kur u pyet se kur do të përfundojnë punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, hezitoi të përgjigjet, bile në ditë pune u shpreh se përton të flasë për këtë rrugë.

Për këtë rrugë përtojnë të flasin edhe qytetarët që prekën nga kjo rrugë për shkak se nuk po kryhet e s’po kryhet.

Ministri Aliu që po hetohet për skandalin me faljen e borxheve për kompanitë e ujit tha se “hezitoj edhe përtoj me folë sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pasë zvarritje të vazhdueshme”.

Por ai zgjedhi disa rrugë për të cilat nuk përton të deklarohet, anipse as ato rrugë nuk janë afër përfundimit.

S’përtoj me folë për rrugën e Mitrovicës, nuk përtoj me folë për rrugën e Podujevës, nuk përtoj me folë për rrugën e Pejës. Secilat janë duke shkuar me trende mjaft të shpeshte. Këto dy projekte janë projekte të trashëguara me probleme dhe të kontraktuara qysh atëherë, por ka një progres mjaft të madh, sidomos te autostrada e Gjilanit, në krahasim me atë të Gjakovës” – ka thënë ai.

Ndërkaq, siç duket pasi e kuptoi se përtesa nuk është e mirë, ai u lëshu në kritika ndaj qeverive të kaluara për autostradën Prishtinë-Gjilan dhe kësaj radhe nuk pranoi të japë një datë se kur do të përfundohet kjo rrugë.

Ai e pranoi që kanë gabuar bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, kur kanë thënë se kjo autostradë do të përfundohet në vitin 2023.

Dhe për mua, kur kam qenë në vizitën e fundit – se është mbase projekti që më së tepërmi e kam vizituar, gati çdo muaj ia bëj një vizitë – mendoj që ka një progres të madh, mirëpo nuk mund t’ju jap datë, për shkak se kur është dhënë aso kohe premtimi ose data që do të kryehet në vitin e kaluar, ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht. Këto kanë qenë raportime të rregullta që vijnë nga ministria, që nuk kanë pasë shumë të bëjnë me realitetin. E që sot, pas zgjidhjes së shumë problemeve që kanë ndodhë – kanë qenë edhe disa të shpronësimit, edhe disa teknike nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhë e që janë sanuar – pak a shumë problemet faktike, reale janë eliminuar dhe procesi është duke shkuar tashmë në një ritëm mjaft të shpejtë, por nuk mund t’ju jap datë.” – ka thënë ai.

E për këtë gjë ministri Aliu u kritikua nga Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, i cili tha se deklarata e Aliut shpëfaqë mashtrim dhe paaftësi të kësaj qeverië.

Gjilani i dha shumë mbështetje me votë kësaj qeverie, por sot duhet të pyesim se çka i dha kjo qeveri Gjilanit? Nga premtimet se autostrada e Gjilanit do të kryhet në vitin 2023, kemi mbrri në pikën ku Ministri Liburn Aliu deklaron "hezitoj dhe përtoj edhe me fol" për këtë projekt! Kjo deklaratë e tij shpërfaqë edhe mashtrimin edhe paaftësinë e kësaj qeverie! Kosova nuk ka kohë të humbë me këta njerëz që po i humbin vite të rëndësishme!” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se Nacionale gjatë javës së kaluar ka raportuar ekskluzivisht për fillimin e hetimeve ndaj minsitrit Aliu për skandalin me faljen e borxheve për kompanitë e ujit.

Nga ky skandal deri më tani janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Lajme të ngjashme