Szunyog në takim lamtumirës me Kurtin: T’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së - NACIONALE

Szunyog në takim lamtumirës me Kurtin: T’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është në fund të mandatit të tij, u takua për herë të fundit si ambasador i unionit evropian në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Szunyog në platformën e tij zyrtare në “X”, shkroi për takimin lamtumirës me Kryeministrin Kurti, për të cilin ai shprehet falenderues në bashkëpunimin e tyre.

Kosova duhet të përshpejtojë përpjekjet për reformat drejt anëtarësimti eventual në BE, ishte mesazhi i tij.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.

Lajme të ngjashme