Sylë Hoxha: Paraburgimi në arrest shtëpiak ndaj Pantiqit ka hapësirë ligjore - NACIONALE

Sylë Hoxha: Paraburgimi në arrest shtëpiak ndaj Pantiqit ka hapësirë ligjore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeprokurori i Kosovës, Sylë Hoxha, ka komentuar vendimin e për arrest shtëpiak ndaj ish-policit Dejan Panatiq.

Syla thotë në Klan Kosova se ka hapësirë ligjore që i dyshuari për veprën penale të terrorizmit, Dejan Pantiq, të lihet në arrest shtëpiak.

Ai shtoi se prokurori që e ka propozuar ndërrimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak i ka pasur arsyeta e veta.

“Unë besoj se prokurori që e ka propozuar ndërrimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak, i ka pasur arsyet e tij dhe se paraburgimi, ani pse është një vepër e rëndë e rëndë që është dyshohet për terrorizëm, gjatë kësaj kohe prokurori i cështjes i ka siguruar disa prova dhe sigurisht se edhe me ndërrimin e masës nuk do të pengohet rrjedha normale e kësaj procedure”, tha Hoxha.

Hoxha thotë se qytetarët por as institucionet nuk duhet të habinet dhe të ndikojnë në punën e organeve të drejtësisë.

Ka hapësirë ligjor. Unë thashë se prokurori ka vepruar këto ditë prej arrestimit të tij e këndej. Edhe paraburgimi i është caktuar në masa të jashtëzakonshme sepse s’është mundur të çohet në një qendër paraburgimi dhe sigurisht se ai i ka arsyet e veta dhe i ka marrë veprimet. Nuk pengohen hetimet në të ardhmen për këtë vepër”, është shprehur Hoxha.

Lajme të ngjashme