Sylë Hoxha: Tomë Gashin e kam paditur për shpifje
Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, duke folur për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.
Ai tha në Klan Kosova se këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.
”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, - tha Hoxha, duke thënë se këtë po e zbulon tani.
”Sot sefte këtu në Rubikon, e bëj të ditur se kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaru: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari. Qysh kam thënë, ku kam pasë me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”, - deklaroi Hoxha.
