Syla i Klan Kosovës: Shpresoj që gjyqtari Arnis Dumani të mos bëhet cak i sulmeve të ushtrisë digjitale
Sot Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të Klan Kosovës, duke vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Një gjyqtar i ri, i dekretuar si gjyqtar dy vite e gjysmë më parë nga Vjosa Osmani, me emrin Arnis Dumani vendosi kundër nismës së VV-së ndaj Klan Kosovës.
Në lidhje me këtë gjyqtar ka shkruar Gazmend Syla, drejtor i informacionit në Klan Kosova.
Ai ka shkruar se shpreson që gjyqtari Dumani të mos bëhet cak i sulmeve.
“Shpresoj shume qe Arnis Dumani te mos behet cak i sulmeve te ushtrise se online "patrioteve" trushperlare partiake, per shkak te vendimit juridikisht te arsyeshem ne rastin Klan Kosova.” – shkroi ai.