Syla godet opozitën: Po bëheni një Vetëvendosje e madhe, populizmi luftohet me antipopulizëm
Analisti Valon Syla në emisionin "Pressing" në T7 ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka sjellë afinitet midis dy partive kryesore dhe liderëve të tyre, të cilët kanë praktikuar diskurs populiste.
Syla gjithashtu ka vënë në dukje se opozita po bëhet një Vetëvendosje e madhe dhe se kjo nuk është qëllimi i parive opozitare.
Ai po ashtu ka theksuar se kjo tendencë e partive opozitare për të bërë Kosovën një Vetëvendosje të madhe është një humbje e garantuar, duke sugjeruar se populizmi mund të luftohet me antipopulizëm dhe jo në mënyrë të njëjtë populiste.
“Me gjasë zgjedhja e Albin Kurtit kryetari i LV-së i ka pru në të dy partitë kryesore, dy liderët të cilët e kanë pak a shumë afinitet për diskurs edhe populist nganjhëhere dhe natyrisht se taktizojnë në format qysh ka bërë VV dikur. Pra partitë atëherë gëzoheshin kur amerikanët i rrehshin shpulla diplomatike VV ata shpeshherë. Madje prej kohës kur ja skuqshin dorën ambasadorës amerikane e deri te sjelljet e tyre dhe deklaratat e tyre e kështu me radhë. Opozita po bëhet një çka, një Vetëvendojse e madhe dhe a është kjo qëllimi i parive opozitare. Unë mendoj që tendenca e partive opozitare me u bë të gjithë Kosovën një Vetëvendosje të madhe është një humbje e garantume duke e pasë parasyshë që populizimi mund të luftohet me antipopulizëm dhe jo në mënyren e njëjtë populiste.” – ka thënë analisti Valon Syla.