Sveçla thotë se në sulmin në veri janë përfshirë rreth 80 persona
Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se rreth 80 persona dyshohet të jenë të përfshirë në sulmin terrorist të dielën.
Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për “REL”, ku ka thënë se në fillim mendohej që kanë qenë rreth 30-40 terorristë, por pas hetimeve, ka dalë një numër më i madh.
“Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh, gjë që dëshmon suksesin edhe më të madh të policisë së Kosovës.” – ka thënë ai.
Sveçlamë pas, konfirmoi se ky numër është mbi 80.
“Policia e Kosovës ka qenë edhe në numër më të vogël, edhe me armatim më të dobët sesa ky grup terrorist, por ia ka dalë që pas humbjes së jetës së rreshterit Afrim Bunjaku, pas përfundimit të kësaj prite, të realizojë gjatë gjithë ditës një betejë të suksesshme - për të cilën po marrim përgëzime nga të gjithë aleatët tanë - dhe ta mundë këtë grup terrorist. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80.” – tha ai.