Sveçla takon homologun e tij kroat - në krah i qëndron Martin Berishaj, i dyshuar për dallavere me energji
Ministri në detyrë u Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kroacisë, Davor Božinović.
Në fotogrfitë e publikuar në Facebook, krah Sveçlës shihet edhe ambasadroi i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është i dyshuar për dallavere të mëdha për energji.
Derisa Sveçla dhe Božinović flasin, Berisha shihet duke mbajtur shënime.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kroacisë, z. Davor Božinović. Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Gjatë ditës, në kuadër të Ministerialit të Forumit të Salzburgut që po mbahet në Kroaci, nën udhëheqjen e Ministrit Božinović, do të vazhdojmë diskutimet mbi çështje kyçe të sigurisë me rëndësi për rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në “Facebook”.