Sveçla: Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë - NACIONALE

Sveçla: Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë.

Përmes një cicërime në Twitter, Sveçla ka thënë se simboli Z, bluza me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët, ku sipas tij janë të organizuara nga Serbia ndërsa të frymëzuara nga Rusia.

Ai tutje ka thënë se idhulli i tyre është Millosheviçi, ndërsa modeli i tyre është Putini.

Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë.” – ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme