Sveçla për djalin e Vuçiqit: Atij i është marrë bluza, presidenti serb qenka gënjeshtar kronik - NACIONALE

Sveçla për djalin e Vuçiqit: Atij i është marrë bluza, presidenti serb qenka gënjeshtar kronik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar zhvillimet e djeshme për Vidovdan ku mori pjesë edhe djali i presidentit të Serbisë.

Sveçla tha se ai ka hyrë në Kosovë si qytetar i rëndomtë, por që më pas ka shfaqur parulla provokative.

Ministri deklaroi se atij i është marrë bluza, përderisa presidentin e Serbisë e quajti gënjeshtar kronik.

Deklarata e Sveçlës:

Për djalin e Vuçiqit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta. Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ. Ata janë larguar për Serbi. Ne e dijmë që Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë.

Lajme të ngjashme