Sveçla pas sulmit në veri: Janë kontrolluar dhjetë lokacione dhe janë arrestuar tetë persona - NACIONALE

Sveçla pas sulmit në veri: Janë kontrolluar dhjetë lokacione dhe janë arrestuar tetë persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencë të jashtëzakonshme pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në dhe pas hetimeve intensive, kanë realizuar sot në mëngjes aksion në dhjetë lokacione, duke arrestuar tetë persona të dyshuar.

“Ky sulm terrorist s’është një sulm i rëndomte, i organizuar nga grupe dhe organizata profesioniste për kryerjen e sulmeve terroriste që shkaktojnë dëme të mëdha të infrastrukturës publike” – ka thënë ministri Sveçla.

“Pas hetimeve intenzive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona të dyshuar në stacion policor si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme