Sveçla: Nuk kemi arsye të shtyjmë zgjedhjet, nuk shantazhohemi nga Lista Serbe - NACIONALE

Sveçla: Nuk kemi arsye të shtyjmë zgjedhjet, nuk shantazhohemi nga Lista Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk i shtyjmë zgjedhjet në pjesën veriore të vendit më 23 prill, tha Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke raportuar në Komisionit për Integrime Evropiane, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.

"Ne jemi në dispozicion të KQZ-së për çdo gjë. Ne vlerësojmë se nuk ka arsye që zgjedhjet të mosmbahen për shkak të disa bandave kriminale dhe Listës Serbe. Disa nga Serbia refuzojnë sundimin e ligjti dhe refuzojnë demokracinë atje. Ne si institucione të Republikës së Kosovës kemi obligim që qyytetarëve atje tju ofrojmë shansën pë rjetë të qetë dhe rregullim. Jemi të obliguar. Nëse Lista Serbe është e rrezikuar nga humbja e përkhrahjes, ne nuk guxojmë të bijmë në shantazh të tyre. Nuk mund të presim ne që Lista Serbe të na thotë nuk mbahen zgjedhjet. Ata kanë humbur mbështetjen prandaj nuk hynë zgjedhje, këtë e thonë edhe sondazhet, sondazhe kredibile".

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme