Sveçla në takim me Hovenier: Falënderoj ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Kosovës - NACIONALE

Sveçla në takim me Hovenier: Falënderoj ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar në një postim në Facebook se sot ka pasur një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim, ata diskutuan mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe për projektet e përbashkëta që janë në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sveçla foli edhe për dhurimin e 250 kamera trupore për Policinë e Kosovës nga ShBa-ja, si një ndihmë e rëndësishme në përmirësimin e sigurisë publike në vend, duke shprehur falënderimet ndaj ambasadorit Hovenier për mbështetje të vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme