Sveçla: Armët e sekuestruara do të përdoreshin nga qindra pjestarë, me qëllim destabilizimin e Kosovës - NACIONALE

Sveçla: Armët e sekuestruara do të përdoreshin nga qindra pjestarë, me qëllim destabilizimin e Kosovës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëe të Brendshme Xhelal Sveçla, në konferencë për media së bashku me Drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha, ka vazhduar të shpalos detaje nga aksioni i djeshëm, kundër grupit terrorist, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës, nga ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Sveçla ka thënë se armatimi i cili u gjet në vendngjarje, tregojnë se po planifikohej aksion për qindëra pjestarë, të cilët kishin qëllim destabilizim e Kosovës.

“Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, kjo e fundit është e ndërlidhur me Vuçiq. Disa nga pjestarët e këtij grupi terrorist, janë anëtar të Brigadës së Veriut. Këto armë, kanë qenë pjesë e operacionit të djeshëm. Mund të konstatojmë që armatimi, do të përdorej nga qindëra pjestarë, që kan pasur për qëllim destabilizimin e vendit tonë. Këtu ka armë të vitit 2021, që dëshmojnë, financimin nga Serbia.”

Tutje Sveçla është shprehur se përveq dhembjes për policing Afrim Bunjaku, gjithashtu ekziston një ndjenjë krenarie, për Afrimin e profesionalizmin e Policisë.

Përderisa kemi dhimje kemi edhe krenari, për Afrimin e Policinë e Kosovës. Profesionalizmi i tyre dëshmoj se tolerance për terrorizmin është zero. Për sovranitetin nuk bëjmë kompromis.

Dua të shpreh mirënjohejen për secilin pjestarë të policisë së Kosovës, për profesionalizmin e tyre të treguar dje. Uroj shërimin e policit të lënduar dje.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme