Supremja rrëzoi ankesën e VV-së, Sallahu hidhet në sulm: Përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz e mban gjyqësori dhe opozita - NACIONALE

Supremja rrëzoi ankesën e VV-së, Sallahu hidhet në sulm: Përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz e mban gjyqësori dhe opozita

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar se sot partia në pushtet e ka pranuar Aktvendimin Gjykatës Supreme, i cili e hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj vendimin të PZAP-së në lidhjen certifikimin e Listës Serbe.

Ndonëse e ka pranuar se kanë qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale të ankesës së partisë se tij, ai ka kritikuar aktvendimin e Gjykatës Supreme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sallahu ka shkruar se kjo gjykatë i ka hapur rrugë certifikimit të një subjekti politik antikushtetues.

“Sot e kemi pranuar Aktvendimin Gjykatës Supreme me të cilin është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkaqe procedurale. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cënuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listes Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025. Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai, duke e fajësuar gjyqësorin dhe opozitën.

“Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar Sallahu.

Lajme të ngjashme