"SuperPuna" s'po punon: Uebfaqja që synon punësimin e të rinjve është jashtë funksioni - NACIONALE

"SuperPuna" s'po punon: Uebfaqja që synon punësimin e të rinjve është jashtë funksioni

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Vetëm pak kohë pas lansimit të kësaj platforme online, Nacionale ka vërejtur se uebfaqja "superpuna" duke se ka vazhdimisht probleme teknike duke e bërë çasjen pothuajse të pamundur.

Aty thuhet se faqja për momentin është e padisponueshme.

"Ndodhi një gabim. Na vjen keq, faqja që po kërkoni është aktualisht e padisponueshme. Ju lutemi provoni përsëri më vonë." - thuhet aty.

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantuan platformën “superpuna”, e cila inkurajon sektorin privat të punësojë të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Në këtë skemë parashihet punësimi i të rinjve të sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës.

Për gjashtë muaj radhazi, qeveria do të japë një subvencion prej 264 euro në muaj; megjithatë, punëdhënësi mund të kontribuojë më shumë.

“Nga sot po e fillojmë pilotimin e skemës së garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pages minimale, për gjashtë muajt e pare të lansimit”, kishe deklaruar Kurti.

Ai kishte pohuar se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon përmbushjen e një premtimi tjetër për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë, ministri i Financave Hekuran Murati është shprehur se qeveria synon të punësojë 10 mijë të rinj brenda vitit të parë të nisjes së platformës “Super Puna”.

“Sot prezantojmë para jush platformën ‘Super Puna’. Premtimi ynë ishte që për secilin të ri të moshës 18 deri 25 vjeç të ketë pra punën e parë të garantuar dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhe, ky premtim tanimë po zbatohet. Pilotimi i projektit do të jetë në mbështetje për gjashtë muaj për secilin të ri që punësohet në tregun e punës me subvencionimin e pagës minimale prej 264 euro”, tha ai.

Lajme të ngjashme