Hekuran Murati: Këtë vit synojmë t’i punësojnë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë lansuar sot fillimin e pilotimit të skemës së garantuar të punësimit për të rinjtë, të quajtur “Super Puna”.
“Nga sot po e fillojmë pilotimin e skemës së garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pages minimale, për gjashtë muajt e pare të lansimit”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se Qeveria synon të punësojë rreth 10 mijë të rinj brenda vitit të parë të lansimit të platformës “Super Puna”.
“Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme të automatizuar, të mundësohet që qysh në vitin e parë të kemi mbështetjen e deri në 10 mijë vendeve të punës për të rinjtë tanë prej 18 deri në 25 vjeç”, tha Murati.