Arrestohet serbi që sulmoi policinë dhe KFOR-in amerikan, i gjendet xhaketë ushtrie me emblenë të Serbisë - NACIONALE

Arrestohet serbi që sulmoi policinë dhe KFOR-in amerikan, i gjendet xhaketë ushtrie me emblenë të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njoftoi se një person mbrëmë sot rreth orës 04:45 i ka sulmuar me shishe xhami në fshatin Miokovicë të Leposaviq, ku veç tyre personi ka sulmuar edhe një patrollë të KFOR-it amerikan.

Personi pas arratisjes u lokalizua nga forcat e rendit dhe në shtëpinë e tij u gjet një xhaketë ushtarake me emblenë të Serbisë, ndërsa në fotografi shihet edhe një armë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.

I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme