Sulmoi me kondak të pistoletës një person, më pas aksidentalisht plagosi veten në Suharekë
Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një tjetër me kodak të armës në Suharekë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së “i dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën.
Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor. Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore.” – thuhet në raportin e policisë.
