Dy persona sulmojnë gazetarin e njohur shqiptar e bashkëshorten e tij - NACIONALE

Dy persona sulmojnë gazetarin e njohur shqiptar e bashkëshorten e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Lezhës ka njoftuar se dy persona kanë sulmuar fizikisht një gazetar për shkak të detyrës së tij.

Është bërë e ditur se i sulmuari është gazetari Elvis Hila, i TV Ora, ndërsa sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, ai është sulmuar bashkë me bashkëshorten e tij e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Policia po ashtu ka njoftuar se tashmë ka bërë identifikimin e autorëve të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë se Lezhës:

Goditet për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Lajme të ngjashme