Sulmi terrorist në Banjskë: Bosnja kërkon ndihmën e Interpol-it në hetimin për prejardhjen e armëve - NACIONALE

Sulmi terrorist në Banjskë: Bosnja kërkon ndihmën e Interpol-it në hetimin për prejardhjen e armëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura në sulmin e 24 shtatorit në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Dyshimet që kanë ngritur autoritetet serbe se armët janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës.

Vahidin Munjiq, UD i Drejtorit të Policisë së Bosnjës ka thënë se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka, rapoton Radio Evropa e Lirë.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiq.

Lajme të ngjashme