Sulmi në Zubtin Potok, Shala: Kurti e përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat - NACIONALE

Sulmi në Zubtin Potok, Shala: Kurti e përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kujtim Shala, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar sulmin e së premtes në Ibër-Lepenc gjatë intervistës në "Pressing" në T7, duke e cilësuar atë si një akt terrorist. Ai theksoi se, pas këtij sulmi, mënyra se si institucionet e Kosovës u përballën me situatën ishte problematike.

Shala ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e shfrytëzoi këtë ngjarje si një mundësi për të sulmuar të gjithë, përfshirë mediat, të cilat, sipas tij, raportuan me saktësi dhe korrektësi mbi ngjarjen. Ai shtoi se sulmi i tij ndaj mediave nuk kishte lidhje me realitetin, pasi këto të fundit kishin pasqyruar ngjarjen në mënyrë të saktë.

“E përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat, të cilat pastaj u kuptua që edhe për rastin kishin raportuar me shumë saktësi dhe korreksi, atë punë e kanë. Pra, nuk kishte të bëjë me pjesën që kryeministri e sulmonte. Pastaj na dha disa mësime atdhetarie apo patriotizmi që dukeshin fantatastike, kur ke parasysh që kryeministri I Kosovës në vete është një apatrit, pra nuk e ka idenë çfarë janë ato", tha ai.

“Ai ishte një sulm terrorist, dëshmon në mënyrë eksplicite dhe brutale gjendjen e vërtetë në veri, sidomos kur ke parasysh rrëfimet e Qeverisë, pretendimet e shumicës në përgjithësi”, deklaroi Shala.

Lajme të ngjashme