"Sulmi ndaj NATO-s, i paimagjinueshëm": Çka tha Rohde në intervistën e fundit? - NACIONALE

"Sulmi ndaj NATO-s, i paimagjinueshëm": Çka tha Rohde në intervistën e fundit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë për Tëvë1, ka folur për obligimet nderkombëtare që Kosova duhet t’i përmbush në mënyrë që të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO dhe në Këshill të Evropës. Diplomati gjerman ka thënë se njëra nga këto detyra është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai gjithashtu e vlerësoi si të paimagjinueshme sulmin e NATO-s në Kosovë. Çfarë tha ambasadori gjerman?

Rohde tha se ndonëse janë pranuar, që ai e vlerëson si progress në dialog, Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, ato nuk janë zbatuar.

Më tej ai është ndalur të obligimi i shtetit të Kosovës, pra tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumcë serbe.

Poashtu. amabsadori gjerman ritheksoi se draft-statuti i propozuar nga euro-amerikanët është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

I gjithë procesi i cili është shtyrë përpara sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Rohde.

Ai bëri të ditur se edhe Këshilli i Evropës e kërkon themelimin e Asociacionit.

Javën e kaluar, raporti i publikuar i ekspertëve eminent të Këshillit të Evropës, nëse shkoni në faqen 13, mund të gjeni një fjali në të ‘ne presim që për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të zbatohet AKSHS-ja’. Pra, detyra është e qartë. Bëjeni”, tha Rohde.

Diplomati gjerman, ka komentuar edhe paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin.

Dëgjo, ka shumë spekulime… besoj se Putini mundohet të krijojë probleme kudo që mundet, për të larguar vëmendjen nga vrasjet dhe agresioni vrastar dhe kriminal në Ukrainë. Por ne kemi reaguar. NATO ka reaguar duke e forcuar sigurinë pa e ndryshuar status quo-në…”, tha ambasadori gjerman.

Ai tha se e sheh si të paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë.

NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e lavdëruam publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresaime kryesore është qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne. Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde.

Lajme të ngjashme