Sulmi ndaj Iranit, Trump: Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre - NACIONALE

Sulmi ndaj Iranit, Trump: Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka komentuar operacionin ushtarak ndaj Iranit.

Në një video-adresim të postuar në Truth Social, ai ka bërë me dije se ky sulm ka për qëllim shkatërrimin e raketave iraniane.

Ai u ka thënë pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit që t’i ulin armët.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka deklaruar ai, duke treguar qëllimin e operacionit.

Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”, është shprehur ai.

Trump i ka thënë popullit iranian që të ketë kujdes dhe të strehohet në vende të sigurta në orët e ardhshme.

Është shumë rrezik jashtë, bombat do të lëshohen gjithandej. Kur të përfundojmë, merreni në dorë qeverinë tuaj, do të jetë e juaja dhe kjo do të mund të jetë ndoshta mundësia e vetme ndër gjenerata. Për shumë vjet e keni kërkuar ndihmën amerikane, por nuk e keni marrë atë. Asnjë president amerikan nuk ka pasur gatishmëri të bëhet ajo që po e bëj unë tani”, ka thënë mes tjerash Trump.

Lajme të ngjashme