Sulmet brutale e raciste, vjen reagim i parë i Ganimete Musliut - NACIONALE

Sulmet brutale e raciste, vjen reagim i parë i Ganimete Musliut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, para dy dite e kritikoi kryeministrin Albin Kurti në një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej në lidhje me planin evropian. E paraqitja e saj, ku imitohej Kurti, ka ngjallur reagime të shumta, teksa Musliu e votuesit e saj u ofenduan si “kafshë”.

Pas këtyre sulmeve brutale, ka ardhur reagimi i deputetës së PDK-së. Në profiling e saj në Facebook, Musliu ka shpërndarë disa statuse përkrahëse ndaj saj. Një nga këto statuse përkrahëse ishte edhe ai i Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, e të cilin e ka shpërndarë në “story” edhe zonja Musliu.

Kujtojmë që sulmet e këngëtarit Ardijan Rusta ndaj zonjës Musliu kanë ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku tashmë ka plasur debati mbi racizmin kulturor ndaj Drenicës, regjionin prej nga vjen edhe zonja Musliu.

Lajme të ngjashme