Sulm në sinagogën e Jerusalemit, pesë të vrarë e disa të plagosur - NACIONALE

Sulm në sinagogën e Jerusalemit, pesë të vrarë e disa të plagosur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Raportohet se të paktën pesë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen Neve Yaakov të qytetit.

Sipas BBC-së, nga departamenti i policisë izraelite kanë thënë se sulmuesi i dyshuar ishte "neutralizuar", ndërsa sulmi është cilësuar si terrorist.

Sulmi është dënuar edhe nga ShBA, me zëdhënësin e departamentit të shtetit, Vedant Patel, i cili ka shprehur solidaritet me popullin izraelit.

Kujtojmë se që nga sulmi ushtarak izraelit i mëngjesit të së premtes në Jenin, në Bregun Perëndimor ku mbetën të vrarë nëntë palestinezë – militantë dhe civilë, tensionet mes dy vendeve u rritën, me gjuajtje me raketa nga Gaza, të cilave Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Lajme të ngjashme