Subvencionimi i librave, Predvukaj: Partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro - NACIONALE

Subvencionimi i librave, Predvukaj: Partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Genc Predvukaj, ka akuzuar Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit për korrupsion në procesin e subvencionimit të nxënësve me libra shkollor.

Ai ka treguar se kur ky dikaster është drejtuar nga PDK-ja, për këtë proces janë harxhuar 3.3 milionë euro.

Ndërsa, tani në kohen e VV-së procesi i subvencionit, sipas tij, ka kushtuar 17 milionë euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtu bëhet fjalë për vjedhje të 14 milionë eurove.

“Ne vitin 2017-2018, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Partia Demokratike e Kosoves, librat shkollore, per 247 000 nxenes, ishin blere per 3.3 milione euro. Ndersa ne vitin 2022-2023, nen drejtimin e partise Vetevendosje, librat shkollore per 210 000 nxenes, jane blere per 17 milione euro. Sipas ketij krahasimi, duket se partia ne pushtet ka vjedhur te pakten 14 milione euro, duke marre parasysh qe behet fjale edhe per 37 000 nxenes me pak. Mjafton ti kesh vetem tri dite shkolle per ta kuptuar se ketu behet fjale per nje shkalle te frikshme te korrupsionit”, ka shkruar Predvukaj.

Lajme të ngjashme