Storia e gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, rritë kërkimet në Google për familjen Jashari - NACIONALE

Storia e gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, rritë kërkimet në Google për familjen Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së, siç njihet gjerësisht rezistenca e familjes Jashari në datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Aty ishte edhe gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, i cili ua shtroi një pyetje deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Sa familjarë të familjes së ngushtë Jashari janë vrarë më 1998?” – ishte pyetja e z. Krasniqit.

Ajo çfarë ngjau pas pyetjes krejt të thjeshtë të z. Krasniqit, ishte për t’u mbajtur mend gjatë. Deputetët e pyetur, që kishte nga pushteti e nga opozita, nuk arritën të tregojnë numrin e saktë të të vrarëve të familjes së komandatit legjendar Adem Jashari, emrin e të cilit deputetët e përmendin shumë gjatë dative 5, 6 dhe 7 mars të çdo viti.

Megjithatë, ka edhe një histori tjetër në këtë mes. Pas postimi të videos së gazetarit Krasniqi në faqen e Nacionales, qytetarët kanë filluar të kërkojnë në internet për numrin e saktë të të vrarëve të familjes së ngushtë së komandantit Jashari. Pra 1 orë pasi u botua reportazhi nga Kuvendi, janë shtuar kërkimet në “Google” për familjen Jashari. Sipas lokacionit, kërkuesit e shumtë rreth familjes Jashari janë nga Kosova.

Sipas të dhënave, vërehet se aktualisht është piku më i lartë i njerëzve që kanë kërkuar informata më të hollësishme për familjen Jashari në 12 muajt e fundit. Në këtë kontekst, storia e gazetarit Krasniqi ka ngjallur debat, duke i shtyrë njerëzit të mësojnë më shumë detaje për familjen Jashari.

Siç shkroi Nacionale, shumë qytetarë kanë reaguar, duke kritikuar deputetët për përgjigjet e tyre të pasakta. Në postimin e Nacionales, qytetarët janë shprehur të indinjuar nga mungesa e përgjigjeve të sakta nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Marre, mjerim” – shkroi një qytetar.

Një tjetër qytetar shkroi: “Bravo gazetar keta jan turpi qe ne na perfaqesojn si shtet.”

“Marre, marre, marre…” – e filloi një qytetar tjetër komentin e tij.

Lajme të ngjashme