Stoltenberg: Është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë pas rritjeve të tensioneve - NACIONALE

Stoltenberg: Është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë pas rritjeve të tensioneve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, folur për rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë, pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.

Këtë deklaratë Soltenberg e bëri sot në një prononcim për media kur njoftoi se nesër do të ketë takim me ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate, e se do të flitet edhe për Kosovën.

Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, ka thënë Sekretari.

Kujtojmë se NATO, përmes trupave të saj paqëruajtëse në Kosovë (KFOR), ka rritur prezencën në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë

Lajme të ngjashme