Stefanoviq: Vuçiq dhe Radoiçiq janë shumë të afërt personalisht, politikisht dhe financiarisht - NACIONALE

Stefanoviq: Vuçiq dhe Radoiçiq janë shumë të afërt personalisht, politikisht dhe financiarisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Borko Stefanoviq, ish-negociatori kryesor i Serbisë në bisedimet me Kosovën, ka shprehur kritika të forta lidhur me mënyrën se si janë trajtuar sulmuesit e Banjskës. Stefanoviq ka thënë se personat e përfshirë në këtë ngjarje duhej të ishin përballur me drejtësinë prej kohësh.

Stefanoviq veçanërisht theksoi lidhjet mes Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Ata janë shumë të afërt personalisht, janë shumë të afërt politikisht, shumë të afërt financiarisht. Për mua është e mistershme se si bëhet që ky njeri është ende i lirë. Është shumë e mistershme dhe nuk mendoj që është mirë e nuk mendoj që është e pranueshme”, ka thënë ai, transmeton KOHA.

Lajme të ngjashme