Statuti i ri i Asociacionit “fuqishëm në përputhje me Kushtetutën”, beson Hovenier – “Kurti të fokusohet te zbatimi e jo nënshkrimi” - NACIONALE

Statuti i ri i Asociacionit “fuqishëm në përputhje me Kushtetutën”, beson Hovenier – “Kurti të fokusohet te zbatimi e jo nënshkrimi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Statuti i ri – “modern dhe evropian – i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe i ofruar nga “pesëshja e madhe” më 21 tetor, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, “është fuqishëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Kështu tha ai në një intervistë në Kanal 10 të marten, ku dha përshtypjet dhe bindjet e tij për draft-Statutin – i cili ende nuk është publikuar – në raport me përputhshmërinë e tij me rendin dhe germën kushtetuese të vendit.

Krejt shqetësimet për atë që ajo do të mund të kthehej në ndofarë “Republike Serbe të Dytë” janë adresuar në këtë draft, u shpreh ambasadori.

ShBA e di dhe e kupton që ky Asociacioan duhet të kufizohet në disa mënyra”, tha ambasadori teksa vazhdoi të tregojë se kjo kaherë ka qenë brengë edhe e vetë Uashingtonit.

E se si nuk ndodh kështu, ai tha që ky Statut i ofruar mbështetet në përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës, aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015’ës, letrën e Federica Mogherini që Asociacioni “nuk do të jetë autoritet ekzekutiv” si dhe Op/Ed’in e botuar në janar të këtij viti nga dy diplomatët amerikanë Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, ku thuhet që Asociacioni të jetë një trup koordinues i shërbimeve komunale.

Ky Statut është brenda këtyre (vizioneve)”, tha ambasadori.

Sepse, thotë ai, Kosovës i çel rrugën për të ecur para derisa në të njëjtën kohë “adreson shqetësimet legjitime të serbëve që të ushtrojnë më mirë të drejtat që kanë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Planit të Ahtisaarit”.

Ne besojmë që draft-Statuti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, besojmë se është fuqishëm në përputhje”.

Ndonëse Hovenier rikujton se organi përfundimtar që e jep këtë vlerësim është vetë Gjykata Kushtetuese, ai shprehet i bindur se në atë draft “ka modelitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta kalojë me atë gjykim gjithashtu”.

Shqetësimet për “Republika Srpska” të dytë janë adresuar “në këtë legjislacion të draftuar”, tha ai.

Sa i përket procesit të dialogut dhe marrëveshjes bazike që është tejet modeste në atë që sjell, vetëm njohje të një dereje të pasme, Hovenier tha se sa i përket ShBA-së, dialogu duhet të përfundojë në njohje të ndërsjellë e të plotë juridike.

Procesi i dialogut për neve duhet të kryhet në njohje reciproke, kjo marrëveshje për neve është një hap i përkohshëm për këtë proces afatgjatë (deri te njohja reciproke)”.

Duke folur për kërkesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Marrëveshje Bazike duhet të ketë firmë mbi të, Hovenier u shpreh se “jo domosdëshmërisht” firma e konkludon atë, dhe se ka marrëveshja të shumta edhe pa nënshkrim mbi të. Dhe, kjo nuk e bën atë joligjërisht të detyrueshme.

Për nga perspektiva e ShBA-së, po ne e kuptojmë interesimin që kryeministri ka për nënshkrim të marrëveshjes, por mendojmë se kjo tepër më pak rëndësi se sa të ecim para me zbatimin e plotë nga të dyja palët”, tha ai.

Mund t’ju jap një listë marrëveshjes që jo domosdoshmërisht kanë pasur firmë të vendosur mbi to por që janë ligjërisht të detyrueshme përfshirë edhe në procesin e dialogut...Dhe, po ua përsëris, për ShBA-në dhe BE-në, Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyrueshme”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës e ka të miratuar atë në konkuzionet e veta, BE e ka të miratuar në proktokollet e anëtarësimit të BE-së për Serbinë dhe në MSA për Kosovën...Prandaj, kjo tregon që kjo s’duhet të vihet në dyshim që këto obligimet janë të forta dhe të detyrueshme”.

Këtu ai i jep një mesazh Kurtit: “Më pak duhet fokusuar në mënyrën e miratimit (në formë nënshkrimi) dhe më shumë në detyrimet e bëra”.

Lajme të ngjashme