Stano: Mosthemelimi i Asociacionit nuk do të shihet si sinjal pozitiv
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar sërish nga Kosova që ta përmbush obligimin rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se nëse Kosova nuk e themelon Asociacionin nuk do të shihet si sinjal pozitiv.
“Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së“, ka thënë Stano, raporton REL.