"Veç dhunën opsion, po e shmangë kompromisin": Stankoviq shan Albin Kurtin në mënyrë të papranueshme - NACIONALE

"Veç dhunën opsion, po e shmangë kompromisin": Stankoviq shan Albin Kurtin në mënyrë të papranueshme

11 muaj më parë

nga Rea Sefa

Analisti politik serb, Dejan Vuk Stankoviq pretendoi se për kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurtin vetëm dhuna ishte opsion.

Ai gjithashtu e arsyeton këtë deklaratë me faktin se po të mos ishte opsion dhuna për të (Kurtin), ai nuk do të kishte ndërtuar bazat e ROSU-së (siç i referohen njësive speciale të Policisë së Kosovës) në veri të Kosovës.

Stankoviq shton se sipas tij, Kurti po i shmanget me arrogancë ofrimit e zbatimit të një kompromisi- raporton Kosovo Online.

"Po të mos ishte një opsion për të, ai nuk do të kishte ndërtuar bazat e ROSU-së në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, ai me shumë vendosmëri dhe arrogancë i shmanget ofrimit dhe zbatimit të një kompromisi’’- tha Stankoviq.

Ai ndër të tjera thotë se Perëndimi e mbështëtë Kurtin dhe se sipas tij dhuna është një opsion, e toleranca indirekte ndaj dhunës nga Perëndimi është e mundshme.

"Perëndimi e mbështetë atë në gjithçka dhe nuk jam i sigurt se do të reagonin, veçanërisht jo ashpër dhe parandalues nëse dhe kur ai provon diçka. Fatkeqësisht dhuna është një opsion dhe toleranca indirekte nga Perëndimi është gjithashtu e mundur’’- shtoi Stankoviq.

Kujtojmë që veprimet e dhunshme dhe destruktive të Serbisë janë potencuar disa herë, madje edhe nga faktorët ndërkombëtarë në muajt e fundit.

Lajme të ngjashme