Srpska dhe PKS s’duan t’i prek kush 12 milionë euro nga FZhM-së për të paguar rrymën, i drejtohen të alarmuar BE-së - NACIONALE

Srpska dhe PKS s’duan t’i prek kush 12 milionë euro nga FZhM-së për të paguar rrymën, i drejtohen të alarmuar BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ditë më parë njoftoi se 12 milionë euro do t’u merren katër komunave të banuara me shumicë serbe për të paguar disa nga detyrimet që këto zona i kanë për mospagesë të energjisë elektrike.

Për të shpaguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it, tha Murati, këtyre katër komunave u është kërkuar të deklarojnë buxhetin e tyre “si kursim...përfshirë edhe Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit”.

Paratë e këtyre katër komunave veriore do të përdoren për të shlyer një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it më konkretisht kontributi i secilës komunë me shlyerjen e një pjese të borxhit të rrymës së devijuar dhe papaguar është si vijon: Mitrovica e Veriut 6.5 milionë euro, Zveçani 1.1 milion euro, Zubin Potoku 1.6 milion euro, Leposaviqi 2.6 milionë euro”, ka thënë Murati.

Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 në kuadër të Dialogut për normalizim të marrëdhënieve; dhe paratë për këtë fond grumullohen nga importi i mallrave përmes pikave kufitare Jarinjë e Bërnjakë.

Bordi menaxhues i Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit përbehet nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Ministrisë së Financave të Kosovës si dhe përfaqësues të katër komunave veriore.

Ky fond parashihet që për qëllim të ketë investimet infrastrukturore në katër komunat të populluara me shumicë serbe.

Për atë që Murati e përmendi mundësinë e marrjes nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit, kanë reaguar Lista Serbe dhe Partia e Serbëve të Kosovës që drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviqi.

Lista Serbe shprehet se çfarëdo tërheqje e parave nga ky Fond, sipas marrëveshjes në Bruksel, “kërkon votë unanime nga bordi tre-anëtarësh”; përkatësisht nga përfaqësues të Zyrës e BE-së, Ministrisë së Financave, dhe përfaqësuesit të komunave të populluara me shumicë serbe.

Organi i lartpërmendur nuk është mbledhur dhe as nuk ka marrë një vendim të tillë dhe ekzekutimi i tij do të përfaqësonte një grabitje klasike të qytetarëve të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut”, ka shkruar Lista Serbe.

Për më tepër Lista Serbe thotë se marrja e 12 milionë eurove nga ky Fond “mohon dhe degradon” marrëveshjet të arritura në Bruksel, teksa BE-së i bëjnë tirrje “të ndalojnë” këtë veprim qeveritar.

Duke e pasur parasysh këtë, sot u kemi dërguar një letër përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë me një kërkesë të qartë që të ndalojnë sa më shpejt këtë vendim të paligjshëm dhe jolegjitimë të regjimit të Kurtit”, ka thënë Lista Serbe.

Në të njëjtat tone ka reaguar edhe partia e Aleksandar Jabllanoviqit, këta të fundit madje duke e mohuar edhe se kanë borxhe në rend të parë; duke i quajtur “borxhet e supozuara”.

Fondet nga Fondi Zhvillimit të Mirëbesimit nuk mund të përdoren për konsum të vazhdueshëm e as për ndonjëfarë borxhi. Këto fonde mund të përdoret vetëm për financim të projekteve infrastrukturore”, pretendon kjo parti.

Ftojmë përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, e cila është edhe garantuese e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe ambasadat e vendeve të KVINT-së që ta marrin seriozisht këtë synim tinëzar të Qeverisë së Kosovës dhe të parandalojnë grabitjen e Fondit që ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës. të veriut dhe asgjë tjetër”, ka shkruar mes tjerash kjo parti që udhëhiqet nga Jabllanoviq.

Lajme të ngjashme