"S'po dëgjohet": Berishaj e çel telefonin, kur e dëgjon pyetjen për kallëzim penal, e mbyll - NACIONALE

"S'po dëgjohet": Berishaj e çel telefonin, kur e dëgjon pyetjen për kallëzim penal, e mbyll

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia Kundër Korrupsion ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Se ndaj Berishajt u ngrit ky kallëzim, u konfirmua për Nacionalen nga vetë ky institucion.

“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.

Por Nacioanle pas këtij lajmi, normalisht që kërkoi një qëndrim të ambasadorit Berishaj.

Ai gazetës ia hapi telefonin. E dëgjoi prezantimin e gazetares, konfirmoi se është Berishaj në telefon, por pasi që e dëgjoi pyetjen e gazetares ai tha se s’po dëgjohet asgjë. E kur iu përsërit pyetja, ai arsyetohet se s'po dëgjohet e më pas e ndali telefonin.

“Më falni, s’po dëgjohet asgjë prej vendit ku ndodhem”, tha Berishaj.

Gazetarja i dërgoi edhe pyetje me shkrim Berishajt, por ai më nuk u lajmërua.

Lajme të ngjashme