Spitali i Pejës nga sot ofron shërbime të rezonancës magnetike - NACIONALE

Spitali i Pejës nga sot ofron shërbime të rezonancës magnetike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga sot Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.

Në njoftimin e këtij spitali bëhet e ditur se kjo u mundësua pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme, sot nga ora 12 në Repartin e Radiologjisë, do të bëhet promovimi i kësaj pajisje e cila do të lehtësojë shumë diagnostikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga Rajoni i Pejës.

Në ceremoninë e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, si dhe mysafirë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme