Spiropali kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësia nuk duhet të jetë e verbër ndaj realitetit historik - NACIONALE

Spiropali kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësia nuk duhet të jetë e verbër ndaj realitetit historik

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka kërkuat drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Derisa ka folur për raportet Shqipëri-Kosovë në Kuvend, ajo ka thënë drejtësia nuk duhet të jetë e verbër ndaj realitetit historik.

Sipas saj, lufta në Kosovë nuk ishte konflikt për pushtet.

Shqipëria është dhe do të mbetet e angazhuar ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Por drejtësia ndërkombëtare nuk është një koncept abstrakt. Ajo matet me standardin e barazisë, me koherencën e saj dhe me aftësinë për të mos u kthyer në instrument të leximeve të njëanshme historike. Lufta e Kosovës nuk ishte një konflikt për pushtet. Ishte një luftë për mbijetesë dhe për liri, pas një periudhe të gjatë represioni sistematik”, është shprehur ajo, duke shtuar se ky fakt është i dokumentuar.

Ky është fakt historik i dokumentuar ndërkombëtarisht. Për këtë arsye, çdo proces gjyqësor që lidhet me atë periudhë duhet të zhvillohet me një vetëdije të plotë për kontekstin, për disproporcionin e forcës dhe për realitetin e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile”, është shprehur Spiropali.

Lajme të ngjashme