Spanja merr presidencën e BE-së: Qëndrimi ynë për Kosovën s’ka ndryshuar, as s’do të ndryshojë
Spanja prej sot do të udhëheqë presidencën e Bashkimit Evropian, të cilën do ta vazhdojë deri në dhjetor të këtij viti.
Radio Evropa e Lirë ka cituar një deklaratë të ambasadorit të Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, i cili ka thënë se qëndrimi i këtij shteti në raport me Kosovën, nuk do të ndryshojë.
“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mire.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet se Spanja s’e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Pavarësisht kësaj, para disa muajve ky shtet, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën.