Sovranitet a banalitet? Arsyet komike të përplasjes së Kurtit me Amerikën - NACIONALE

Sovranitet a banalitet? Arsyet komike të përplasjes së Kurtit me Amerikën

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeredaktori i Nacionales, Jetlir Buja ka thënë se ndëshkimet nga Shetetet e Bashkuara të Amerikës janë krejtësisht banale.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe veprimet e deputetëve dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pas ngjarjeve të fundit në veri, të cilët kanë përshkruar duke thënë se Qeveria po mundohet të shtrijë sovranitet.

Buja ka treguar se Kurti është duke e thënë hapur që kryetarët e zgjedhur në veri të punojnë nga zyrat e tyre në objektet komunale, ndërsa ambasadori i ShBA-ve, Jeff Hovenier, ka kërkuar që ata të punojnë në zyra të tjera dhe jo në objekte komunale.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nuk ka pranuar që të punojë në një objekt tjetër, dhe i njëjti raportohet se është duke qëndruar nga e hëna në komunë.

Kryeredaktori Buja ka treguar se krejt kjo që ka ndodhur ka të bëjë me objekte komunale.

Për më shumë ndiqeni videon.

Lajme të ngjashme