Sot skadon afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin tw vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Sot përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka treguar se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike.
“Sot më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, ka deklaruar Elezi.