Sot shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Buxhetin
Në Kuvendin e Kosovës sot do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Seanca do të mbahet në orën 11:00.
Kuvendi i Kosovës të hënën ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, në vlerë rreth 4 miliardë euro.
Mbetet të shihet se cilat amendamente do të miratohen, e cilat jo.