Sot rinumërohen votat e LDK-së në Vushtrri - NACIONALE

Sot rinumërohen votat e LDK-së në Vushtrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të enjten do të rinumërohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga vendvotimet në Vushtrri.

Një vendim i tillë vjen pas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rinumërim të votave të kësaj partie në këtë komunë.

“Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë”.

“Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar” – ka thënë zëdhënësi i KQZ-së në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka përfunduar numërimi i votave, gati një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme