Sot protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Sot, duke filluar nga ora 15:00, grupi “Asnjë cent ma shumë” do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Protesta pritet të fillojë në sheshin “Skënderbeu”. Në njoftimin e grupit, ata kanë treguar arsyet e protestës.
“PSE PROTESTOJMË? Kundër rritjes së tarifave me 15%! Kundër varfërisë energjetike! Për zë qytetar dhe transparencë! Për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet!” - është thënë në njoftimin e tyre.