Sot pritet të përfundojë numërimi i votave
Numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, pritet të përfundojë sot, duke i dhënë kështu fund edhe procesit të numërimit të votave.
Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje” – ka thënë ai për Kosova Press.
Theksojmë se në orët e mesnatës KQZ-ja ka përditësuar rezultatet e partive politike nga votat me kusht.
Nga rreth 80% të votave të numëruara, Vetëvendosje ka dale e para me 40.21% të votave. Pak më pak se që ka marrë nga votat e rregullta ku kishte 40.90%.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar deri më tash 18.11% të votave, kurse LDK-ja 13.54%.
Befasia më e madhe është Lista Serbe, e cila deri më tash ka më shumë se 11.3% të votave, duke u renditur mbi koalicionin AAK-Nisma.
Ky koalicion ka 6.21% deri më tash.
Kujtojmë se dje ka përfunduar numërimi i votave me postë.
Nga këto vota, VV-ja ka marrë 51.57%, LDK-ja 30.55% kurse PDK-ja 9.58%.